LAJMI I FUNDIT:

Inicuar nga AAK, nesër në Kuvend organizohet tryezë për Ligjin e Pagave

Inicuar nga AAK, nesër në Kuvend organizohet tryezë për Ligjin e Pagave

Me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, nesër me fillim nga ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës organizohet tryezë me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projekligjit dhe urgjenca e procedimit të tij.

Në ftesën dërguar mediave, thuhet se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për nevojën urgjente për të miratuar ligjin për pagat në sektorin publik, për t’ju përgjigjur nevojave dhe kërkesave të kategorive të pambrojtura të këtij sektori pas ngritjeve të çmimeve dhe jostabilitetit ekonomik.

Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe të OJQ-ve.

Kujtojmë se pas miratimit të këtij ligji nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në vitin 2019, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pati shpallur të pavlefshëm.

Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Lajme
BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Kalo në kategori