LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Bruksel bisedohet për kodin telefonik për Kosovën

Nesër në Bruksel bisedohet për kodin telefonik për Kosovën

​Bisedimet për kodin telefonik shtetëror të Kosovës do të vazhdojnë nesër në Bruksel. Ministrja Edita Tahiri ka thënë se procesi i bisedimeve nesër do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383.

Sipas një komunikate të Ministrisë pa Protofol, në raundin e fundit të bisedimeve, i mbajtur në Bruksel më 2 dhe 3 gusht 2016, ka pasur përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU-së.


“Takimi i nesërm në Bruksel do të synojë që të rrumbullaksoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndroj në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.

Para nisjes për Bruksel, ministrja Tahiri deklaroi se është optimiste që procesi i bisedimeve nesër do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marr kodin telefonik ndërkombëtar 383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Republikës së Kosovës.

Në delegacion do të jenë përfaqësues të ARKEP-it, Telekomit të Kosovës dhe Ipko-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori