LAJMI I FUNDIT:

Të dielën kambana dëgjohet në Llapushnik (Video)

Të dielën kambana dëgjohet në Llapushnik (Video)

Kambanat po i testojnë, sepse nga nesër, e diel, ato do të dëgjohen rregullisht në Llapushnik.

Gjithçka po bëhet gati që nesër kisha Shën Abrahami në fshatin Llapushnik të Drenasit, të festojë ditën madhështore të saj – sipas kalendarit të fesë katolike.


Madje, është paralajmëruar se rreth pesëmijë pjesëmarrës do të jenë të pranishëm në shugurimin e kishës së re dhe të parë në Llapushnik e cila ka kushtuar rreth një milion euro. /Tribuna Channel/