LAJMI I FUNDIT:

Nesër finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut

Nesër finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nesër më 15 qershor do të finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut në drejtësi.

Ajo tha se për këtë proces nevojitet konsensus i të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.


“Reforma më e madhe në drejtësi do të jetë vettingu në sistemin e drejtësisë për çka besoj se është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit të Kosovës për çka si ministre i kam ftuar subjektet opozitare dhe mazhorancën grupin parlamentar përballë meje që roli i grupit parlamentar të Vetëvendosjes është i rëndësishëm dhe jo vetëm.

Prandaj kam ftuar edhe opozitën në takime të ndare që të flasim për ndërtim të konsensusit në raport me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë për çka ministria e Drejtësisë është duke punuar shumë[…]Besojmë që është një reformë që bashkërisht duhet të flasim dhe ta mbështesim. Më lejoni të iu njoftoj që më 15 qershor nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit, pra i kemi dhënë rëndësi shumë të madhe prandaj nesër do finalizohet drafti o parë i vettingut në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori