LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë – SBASHK-u ka paralajmëruar grevë

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë – SBASHK-u ka paralajmëruar grevë

Pas një muaji pushim, mbi 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar të hënën pritet t’u rikthehen bankave shkollore për të nisur gjysmëvjetorin e dytë.

Procesi mësimor do të fillojë në shkolla sipas skenarit A dhe varësisht nga situata me pandeminë mund të kalohet në skenarin B – mësim i kombinuar, ose në skenarin C – mësim nga distanca.


Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar të dielën nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të periudhës së dytë mësimore.

Përmes një postimi në Facebook ai ka kërkuar kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti-COVID për të ruajtur shëndetin.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASH-it, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë. Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë”, ka shkruar Likaj.

Nxënësit e mësimdhënësit i ka uruar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Sikurse Likaj, edhe ai ka bërë thirrje që të respektohen masat që janë në fuqi.

“Edhe ky gjysmëvjetor ka vështirësitë e veta, sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit. Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!”, ka shkruar Zemaj.

Nga ana tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit edhe të dielën nuk ka harruar ta përmendë grevën.

Përmes një komunikate, SBASHK-u ka ftuar Qeverinë dhe ministrin Likaj që javën e ardhshme të zhvillojnë një takim për të gjetur zgjidhje për shtesat e punëtorëve të arsimit dhe për nënshkrimin e kontratës kolektive.

“SBASHK-u përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë, atëherë Kryesia dhe kryetari i SBASHK-ut kanë autorizimin e Këshillit Drejtues që të shpallin veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit. SBASHK-u po jep i hapësirë dialogut, por nëse pala tjetër nuk vepron njëjtë, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat që sjell ajo do t’i bartin institucionet”, thuhet në komunikatë.

Për 4 muaj, sa zgjati gjysmëvjetori i parë, mbi 4 mijë mësimdhënës, nxënës e staf teknik u infektuan me COVID-19. Kjo ka bërë që Sindikata të kërkojë nga 100 euro shtesë në muaj për secilin punëtor të arsimit me pretendimin se rrezikuan shëndetin e tyre gjatë punës në shkolla.

Gjysmëvjetori i dytë pritet të përfundojë në fund të muajit qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori