LAJMI I FUNDIT:

Nesër dhe pasnesër në Kosovë, reshje të dobëta bore

Nesër dhe pasnesër në Kosovë, reshje të dobëta bore
Foto: Arkiv

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet me intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/