Nëse nuk i plotëson këto katër kushte Izraeli, Britania do të njohë shtetin palestinez në shtator
Keir Starmer tha se Britania e Madhe do ta njohë një shtet palestinez në muajin shtator, përveç nëse Izraeli ndërmerr “masa konkrete për të përfunduar situatën e tmerrshme në Gaza”.
“Gjithmonë kam thënë se do të njohim një shtet palestinez si një kontribut për një proces të drejtë paqeje në momentin me ndikim maksimal për zgjidhjen me dy shtete,” tha kryeministri britanik në një konferencë për shtyp pas një mbledhjeje të kabinetit, raporton cnn.
Starmer ka deklaruar se Izraeli duhet të ndërmerr hapa thelbësorë për t'i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, arrin një armëpushim, bën të qartë se nuk do të ketë aneksim të Bregut Perëndimor dhe angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që ofron një zgjidhje me dy shtete.
Ai organizoi këtë mbledhje një ditë pasi deklaroi se publiku britanik ishte “i zemëruar” me imazhet e njerëzve që po vdisnin nga uria në Gaza, duke folur së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump në Skoci.
Kujtojmë se Starmer po përballet me presion në rritje brenda Partisë së tij Laburiste për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, që u theksua edhe më shumë pas njoftimit të fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili njoftoi se Franca do të njohë një shtet palestinez në shtator.
Ndryshe, SHBA-ja, Italia dhe Gjermania nuk do të lëvizin drejt njohjes së një shteti palestinez. /Telegrafi/






























