LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk është fjala për korrigjime estetike, cili është sekreti i lëkurës së përsosur të qafës së Jennifer Anistonit?

Nëse nuk është fjala për korrigjime estetike, cili është sekreti i lëkurës së përsosur të qafës së Jennifer Anistonit?

Aktorja amerikane Jennifer Aniston, krahas figurës së shkëlqyeshme në moshën e saj 50-vjeçare, mund të lavdërohet edhe me lëkurën tepër të bukur të qafës dhe dekoltesë gjë që te femrat është vëmendja numër një kur është fjala për plakjen

Aktorja është e njohur që bën jetë të shëndetshme, mirëpo nëse nuk është fjala për korrigjimet artificiale, atëherë ky është sekreti i lëkurës së saj të përsosur, transmeton Telegrafi.

Si edhe shumica e damave të famshme, edhe Jennifer konsumon uthull për të cilën thonë që ndikon në mënyrë të efektshme në lëkurë.


Çdo mëngjes aktorja pi një filxhan ujë të ngrohtë me limon, ndërkaq gjatë ditës pi mjaft ujë dhe ushtron rregullisht.

Jennifer thotë që kurrë nuk i ka urryer ushtrimet, mirëpo tani bën pak nga çdo gjë në mënyrë që treningu t’i bëhet interesant. Katër deri në pesë herë në javë, ajo bën dy orë jogë dhe pilates.

Aleati më i ri i saj është suplementi i quajtur Pomegranate Power (fuqia e shegës). Ky suplement përmban antioksidante dhe e pastron trupin nga toksina, zvogëlon celulitin dhe përshpejton metabolizmin. Gjithashtu, shega rinon lëkurën nga brenda.

Edhe një shprehi mëngjesi është që mbi leckë apo peshqir vendos paketime akulli në sy në mënyrë që të zvogëlojë fryrjen.

Pos preparateve natyrale, Jennifer përdor edhe kremra të cilat nuk janë të qasshme për çdokënd, por të cilat i kontribuojnë rinimit të dekoltesë së saj, por edhe dukjes së përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çiftet që praktikojnë katër zakone janë më të lumturit, thekson psikologia

Çiftet që praktikojnë katër zakone janë më të lumturit, thekson psikologia

Në çift
Pesë kufij që duhet të vendosni në një marrëdhënie, sipas ekspertes

Pesë kufij që duhet të vendosni në një marrëdhënie, sipas ekspertes

Në çift
Shtatë llojet e puthjes: Çfarë thotë stili juaj i puthjes për lidhjen tuaj

Shtatë llojet e puthjes: Çfarë thotë stili juaj i puthjes për lidhjen tuaj

Mënyra më e mirë për të aplikuar konturat, sipas influenceres së njohur në TikTok

Mënyra më e mirë për të aplikuar konturat, sipas influenceres së njohur në TikTok

Femra
E vetmja gjë që fëmijët kanë nevojë për një jetë të lumtur dhe të suksesshme, sipas ekspertëve

E vetmja gjë që fëmijët kanë nevojë për një jetë të lumtur dhe të suksesshme, sipas ekspertëve

Fëmija juaj
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Kalo në kategori