Qoftë nëse e hani si ushqim kryesor apo si paragjellë apo si shtesë ushqimi, kjo pite është gjithmonë zgjedhje e mirë Përbërësit:- 3 vezë,- 200 ml jogurt,- 100 gr miell të bardhë,- 100 gr miell misri,- 150 g proshutë,- 200 gr djathë,- 4 kastravecë turshi,- 1 spec turshi,- 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira,- 50 ml vaj.

ssss


Përgatitja:

Tundni vezët, shtoni miellin (e grurit dhe të misrit), pluhurin për ëmbëlsira, jogurtin, djathin, kastravecët e grirë dhe specin, vajin dhe të gjitha bashkoni mirë.

Qitni në tepsi të lyer dhe piqni në 200 gradë Celsius 50 minuta. Mbuloni gjatë pjekjes.

Është e shkëlqyeshme me jogurt apo kos, si paragjellë apo shtesë gjellëve.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.