LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni urth gjatë shtatzënisë, a do të thotë se do të lindni bebe me shumë flokë?

Nëse keni urth gjatë shtatzënisë, a do të thotë se do të lindni bebe me shumë flokë?

A keni urth (thartirë të shtuar) tash kur jeni shtatzënë? Nëse po, krahas këshillave që merrni nga të tjerët se si ta evitoni thartirën, do të ketë shumë njerëz që do t’ju thonë se do të lindni një bebe me shumë flokë.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725


Biseda bëhet akoma më e këndshme dhe komike nëse burri juaj është tullac ose ka fare pak flokë!

A ka lidhshmëri midis urthit dhe volumit të flokëve të bebes? A është kjo e vërtetë apo është vetëm një mit?

Studiuesit në Universitetin Johns Hopkins e bënë një hulumtim për ta studiuar lidhjen e mundshme midis thartirës së shtuar të gruas shtatzënë dhe flokëve të bebes.

Për çudi u pa se kishte lidhshmëri!

Ky studim u botua në revistën Birth. U përfshinë 64 shtatzëna, 78% prej të cilave raportuan se kishin urth.

Ato u përcollën gjatë gjithë shtatzënisë dhe pas lindjes hulumtuesve iu dhanë fotografitë e bebeve të porsalindura të cilët e kishin një metodë për ta hulumtuar vëllimin e flokëve.

hairy_baby

Si rezultat 23 nga 28 shtatzëna që kishin urthi të moderuar ose shumë të shprehur, lindën fëmijë me volum të flokëve mbi mesatare. Ndërkohë, 10 nga 12 shtatzëna të cilat nuk kishin fare urth, lindën bebe tullace ose me shumë pak flokë.

Me sa duket ky nuk është efekt i thjeshtë shkak-pasojë, pra nuk janë flokët e bebes fajtor për thartirën tuaj, por kjo ka të bëjë me nivelin e shtuar të hormoneve të shtatzënisë që e relaksojnë sfinkterin e ezofagut dhe i mundësojnë thartirës që të del nga lukthi.

Mendohet se po këto hormone të shtatzënisë ndikojnë në volumin e flokëve të bebes. /Telegrafi/