LAJMI I FUNDIT:

Nëse iPhone juaj ka një pikë të gjelbër në ekran, kamera juaj mund t’ju spiunojë

Nëse iPhone juaj ka një pikë të gjelbër në ekran, kamera juaj mund t’ju spiunojë

Nëse tashmë e keni azhurnuar iPhone tuaj në iOS 14, mund të keni vërejtur një pikë të gjelbër në pjesën e sipërme të ekranit tuaj kur përdorni disa aplikacione. Është një tipar i ri sigurie që Apple doli për t’ju ndihmuar të keni qetësi në lidhje me privatësinë e kamerës suaj.

Kur shihni pikën e vogël të gjelbër, kjo do të thotë se ka një aplikacion që përdor në mënyrë aktive kamerën e iPhone-it tuaj. Nëse shihni një pikë portokalli, kjo do të thotë që një aplikacion po përdor mikrofonin tuaj, shkruan The Indipendente.


“Një dritë e gjelbër ose portokalltë shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit tuaj sa herë që një aplikacion po përdor mikrofonin ose kamerën tuaj”, thotë Apple, transmeton Telegrafi.

Çfarë do të thotë kjo është që nëse shihni një pikë të gjelbër, por nuk jeni në dijeni të ndonjë aplikacioni që ka nevojë për kamerën tuaj, mund të ketë një aplikacion që hyn fshehurazi në kamerë për t’ju spiunuar.

Nëse nuk doni që një aplikacion të përdorë të dhëna të mbledhura në këtë mënyrë, atëherë duhet ta çaktivizoni atë. Nga ana tjetër, gjithmonë mund ta fshini aplikacionin nëse jeni të dyshimtë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori