LAJMI I FUNDIT:

Nëse faji qenka jetim, atëherë çfarë na qenka jetimi?!

Përpos që ndjej dhembje krenarie për dëshmorët shqiptarë, të cilët e filluan një jetë të re dhe reale në një botë tjetër, ku disa ranë në luftë duke u shikuar me armikun vetëm për mes shënjestrës së pushkës, e disa ranë tradhtisht në paqe, përskaj gjithë kësaj, mua më dhimbset edhe faji i cili çdo herë kur është çështja për shqiptarët e vrarë, i gjori faj mbetet jetim. Njashtu, edhe fajit po i dhimbset jetimi, ku përpos që mbeti pa babë, ai mbeti edhe pa e zbuluar fajin e të vrarit dhe të vrasësit. Tashmë jetimi nuk mbeti vetëm, pra atij iu shoqërua edhe faji i cili mbeti jetim, edhe atë menjëherë pas vrasjes së babait, tashmë të jetimit.

Sidoqoftë, ditët do të kalojnë, qoftë me babën, qoftë edhe pa të, besa një herë në vit do të ketë ditë special kushtuar fëmijëve, por përgjegjësit e këtij evenimenti nuk do të kenë kohë që t’i vizitojnë fëmijët jetim, babai i të cilëve ra dëshmor me të vetmin qëllim, pra që neve sot dielli të na ngrohë më mirë. Jo vetëm në këtë ditë që fëmijët jetim të kësaj kategorie nuk do t’i vizitojnë autoritetet përgjegjëse, por ata do të jenë të harruar edhe në ditët tjera, po ashtu edhe prej shoqërisë dhe institucioneve tjera me karakter solidar. Për ta do të kujdesën vetëm të afërmit e tyre, dhe deri diku, pra në bazë të mundësive, do të kujdeset edhe ndonjë organizatë humanitare që vepron në vendin tonë.


Fëmijët në fjalë nuk do të mbesin përjetësisht të tillë, ata do të rriten, do të piqen për punë, por ata në vazhdimësi do t’i brenë ndërgjegjja dhe kureshtja se, kush në të vërtet ia vrau babanë, për çka, dhe kush u dënua për këtë akt vandal e barbar. Në strumbullarin e këtyre paqartësive, i vetmi që do të mishërohet dhe mëshirohet me këta, do të jetë faji, i cili pa doreza do t’i thotë jetimit se, edhe unë jam sikurse ti, ndaj të paktën mësohu të jetosh ndërmjet këtyre mjegullave, sepse kotë e ke, besa nëse tenton të ndërmarrësh diçka në lidhje me ndriçimin e rastit në fjalë, edhe fëmijës tuaj mund t’i përsëritet i njëjti fat, pra unë dëshiroj që tutje të mos kem shok të rangut tim.

Do të vijojnë festat e ndryshme, do të vijë festa e bajramit të sivjetshëm, por Fisniku i vogël dhe shokët e shoqet e ngashërimit të tij, nuk do ta kenë mundësin e shijimit të ëmbëlsisë së tërësishme prindërore. Me emrin e Zotit këta do të rriten, e do të shkojnë në shkollë, por sa herë që nxënësit do të pyeten si ku punon babai i tyre, këta të bekuar do të mallëngjehen, bashkë me këta edhe faji do të qajë, sepse armiqtë dhe kolaboracionistët shqipfolës, vendosën që për hir të mbulesave të krimeve të tyre, përjetësisht të heshtin, qoftë edhe nëse dikujt tërë jetën ia shndërruan në skëterrë.

Pas këtyre tmerreve, vallë dikush do të ketë forcë dhe guxim që të fletë për bashkëjetesë me të tjerët? Sigurisht që do të ketë, do të flasin e punojnë për një veprim të tillë, do të gravitojnë shuma marramendëse parash prej veprimtarive të tilla, por sigurisht që këta do të jenë pasardhësit e funksionarëve të sotëm, këta të paktën do t’i kërkojnë të falur atyre që sot e mot nuk morën veshë se kush, pse dhe si ia vranë babanë. Por, më kotë e keni edhe ju pasardhës të këtyre funksionarëve, historia nuk harron, është duke i evituar të gjitha hipokrizitë e paraardhësve të juaj. Ju kuptoj, është e vërtet që juve t’ju flasësh për jetimët, është sikurse me dhunë t’iu detyrojmë ta gllabëroni dhe kuptoni një iluzion dhe fantazi të thjeshtë, sepse në kohën kur këta i mbulonte psherëtima e mërzisë dhe e lotit, juve ju mbulonte uji i kripur i detit, si dhe në kohën kur baballarët e juaj për çdo festë ju gëzonin me mal dhuratash, këta mendonin dhe u brengosnin se pse vallë, pushtetarët tanë shqiptar të atëhershëm heshtën dhe “buzëqeshin” me rastin e likuidimit të pa gjurmë të baballarëve tanë, dhe fare pa sqarim.

Kjo lojë dhe hipokrizi, fatkeqësisht ndër ne nuk është e re, kështu ndodhi historikisht me popullin shqiptar. Në Kosovë, askush konkretisht nuk u përgjigj për vrasjen e 20 mijë shqiptarëve, si dhe për masakrimin dhe dëbimin e shumë shqiptarëve tjerë. I akuzuari për këto vrasje, vdiq pa e dhënë llogarinë për krimet e bëra kundrejt shqiptarëve dhe disa të pafajshmëve tjerë të kombësive tjera, edhe pse besojmë fuqishëm që ai “njeri” do ta jep llogarinë e përjetshme në botën tjetër, pranë Gjykatësit Absolut, në këtë pra, fare s’kemi dyshim.

Kështu ndodhi edhe në Maqedoni, ku përgjegjësit e vrasësve për krimet e bëra ndaj civilëve të pafajshëm, fare nuk dhanë përgjegjësi, por në vend të kësaj ata u akuzuan për vrasjen e disa shtetasve të huaj, që ishin civil të pafajshëm, ishin njerëz të shkretë që prej shtëpive të tyre kishin dalë për një kafshatë goje.

Madje, edhe me rastin e vrasjes së të pafajshmit, Skënder Halilit nga Vaksinca, askush konkretisht nuk dha llogari para drejtësisë, madje edhe më keq, fëmijët e këtij dëshmori mbetën nën mëshirë të acarit institucional, duke u shoqërua pastaj vetëm me fajin, faj i cili për këso rastesh gjithherë është jetim. Kështu që, nëse faji qenka jetim, atëherë si është e mundur që edhe jetimi për hir të vellos së huaj kriminele të jetë i tillë, pra sikurse faji?

Në këtë rast, duke e pranuar si gjë të domosdoshme vdekjen, edhe jetimët për hir të së vërtetës absolute disi do të pajtohen, por këta nuk do të pajtohen assesi dhe kurrë, që edhe faji të mbetet jetim, sepse ky lloj idiotizmi nuk është gjë tjetër, pos që të tjetër t’i tregojnë muskujt e tyre të fortë, përballë neve që, edhe kur të na vrasin jemi në gjendje të mendojmë për çështjet euro-atlantike!

Kësisoj, të nderuar bashkatdhetarë, të kemi kujdes në rastin kur fëmijët tanë me ngulm tentojnë që t’ia plotësojmë ndonjë dëshirë të natyrës luksoze, të paktën në këtë moment të kujtojmë se, ende në trojet tona kemi fëmijë, babai i të cilëve ra dëshmorë për kauzën e përgjithshme kombëtare, ta ndjejmë dhembjen e tyre, ta kujtojmë arsyeshëm faktin e atyre që i ka marrë malli ta shqiptojnë emrin e ëmbël – BABË.

Këtë shkrim, në shenjë solidarizimi me të gjithë jetimët, po e përmbylli me dy thënie të Profetit tonë të fundit: “Do të jem i pari që hapi derën e Parajsës, kur ja një grua nxiton; çfarë ke dhe kush je ti – e pyes. Unë jam një grua, që kam ruajtur disa fëmijë që më patën mbetur jetimë”. “O Zot! Unë e cilësoj si të keqe dhe mëkat shkeljen, apo anashkalimin e të drejtës së dy të dobëtëve – jetimit dhe gruas”.

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori