LAJMI I FUNDIT:

“Nëse është kancer, është kancer”: Duterte thotë se është duke kaluar disa teste shëndetësore

“Nëse është kancer, është kancer”: Duterte thotë se është duke kaluar disa teste shëndetësore

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ngritur pyetje rreth shëndetit të tij kur ka thënë në një fjalim publik se ai kishte shkuar në një spital për testime, një ditë pasi kishte humbur një takim të kabinetit dhe një ngjarje tjetër.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “zhdukja” kësaj radhe e Duterte, nuk ka qenë e vetmja.


Ai nuk u pa për një javë vitin e kaluar, duke ushqyer spekulime se ai ishte i sëmurë. E Qeveria insistoi atëherë spekulimet ishin të pabaza.

Por kjo ishte hera e parë që dukej se ai konfirmonte se mund të kishte probleme shëndetësore.

“Nuk e di ku jam tani fizikisht, por unë duhet të pres rezultatet”, tha Duterte për një darkë që priti për ushtarë dhe oficerë policie në pallatin presidencial, në një fjalim që u transmetua në nivel kombëtar.

“Por, unë do t’ju tregoj nëse është kancer, është kanceri. Nëse është faza e tretë, nuk ka më trajtim. Unë nuk do të zgjas agoninë në këtë zyrë apo kudo”.

Po sipas mediave, sekretari ekzekutiv Salvador Medialdea konfirmoi se presidenti iu nënshtrua kolonoskopisë të mërkurën, një procedurë që presidenti e “e bën në baza vjetore”.

Ai iu nënshtrua të njëjtit test tri javë më parë, por mjekët e tij donin të merrnin më shumë mostra të indeve, tha Duterte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Amerika
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori