LAJMI I FUNDIT:

Nëse digjeni nga dielli, dy përbërës natyralë janë ndihma e parë!

Nëse digjeni nga dielli, dy përbërës natyralë janë ndihma e parë!

Reduktojnë skuqjen dhe mbrojnë lëkurën

Ekspozimi i tepërt në diell nuk do ta bëjë lëkurën tuaj më të bukur dhe më të nxirë, por mund t’ju shkaktojë vetëm një problem shtesë – djegiet.

Gjithçka që mbetet pas kësaj është skuqje, kruajtje dhe djegie e lëkurës.


Nëse nuk doni të jeni “të kuq si gaforrja”, shmangni banjat e tepërta të diellit midis orës 11:00 dhe 16:00, sepse atëherë rrezet UV janë më të forta dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm lëkura juaj do të dëmtohet, janë këshillat e dermatologut.

Prandaj, dermatologët sugjerojnë se aloe vera dhe vaji i kokosit mund të ndihmojnë në lehtësimin e djegieve dhe në reduktimin e plagëve të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt në diell, shkruan „Well and Good“, përcjell Telegrafi

Megjithatë dermatologia Geeta Yadav, themeluese e FACET Dermatology, thotë se është e rëndësishme edhe koha kur aplikojmë vaj kokosi.

Mbroni veten nga rrezet e dëmshme UV në mënyrë natyrale: Bëni një losion dielli shtëpiak me faktor 20!
Lexo po ashtu Mbroni veten nga rrezet e dëmshme UV në mënyrë natyrale: Bëni një losion dielli shtëpiak me faktor 20!

“Nëse e aplikoni shumë shpejt pas një djegieje, mund ta përkeqësoni lëkurën e dhimbshme, të fryrë dhe të djegur, duke mbajtur nxehtësinë. Prandaj, rekomandoj të përdorni fillimisht aloe vera, e më pas vajin e kokosit”, shpjegon ajo.

Kjo do të thotë që nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me lëkurën e djegur nga dielli, shtyjeni aplikimin e vajit të kokosi dhe vendoni aloe vera ose kremit kundër diellit.

“Aloe vera lejon lëkurën të marrë frymë dhe përdoret më së miri fillimisht për djegiet nga dielli. “Vaji i kokosit është më mirë të përdoret në fazat e mëvonshme të rikuperimit nga djegiet, kur lëkura po zhvishet”, këshillon Jadav. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori