LAJMI I FUNDIT:

Nëse bëhet president i filipineve, Pacquiao thotë se nuk do të ketë përgjakje mes shitësve të drogës

Nëse bëhet president i filipineve, Pacquiao thotë se nuk do të ketë përgjakje mes shitësve të drogës

Ikona e boksit dhe kandidati presidencial i Filipineve, Manny Pacquiao tha se do të mirëpriste një hetim ndërkombëtar për luftën e përgjakshme kundër drogës të presidentit, Rodrigo Duterte nëse zgjidhej i pari i shtetit filipinez dhe premtoi se do të luftojë narkotikët “në mënyrën e duhur”, me një proces të rregullt, jo me të shtëna në rrugë.

Në komentet e kësaj jave për gazetarët e huaj, Pacquiao, një ish-kampion i botës në boks në shumë versione dhe dikur një aleat i vendosur i presidentit, tha se do të ishte i hapur për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), nga e cila presidenti aktual u tërhoq në mënyrë të njëanshme në vitin 2018.


Pacman, siç njihet në Filipine, megjithatë është prapa në sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve të majit, më shumë se 50 pikë larg kryesuesit Ferdinand Marcos Jr, raporton nypost.

Presidenca e Dutertes është përcaktuar nga lufta kundër drogës, gjatë së cilës mijëra tregtarë të dyshuar janë vrarë.

Grupet e të drejtave dhe kritikët thonë se zbatuesit e ligjit kanë ekzekutuar të dyshuarit për drogë, por policia thotë se të vrarët ishin të armatosur dhe i kishin rezistuar me dhunë arrestimit.

“Kur thashë rrugën e duhur, nuk do t’i vrasim në rrugë”, tha ai duke shtuar se “Atyre do t’u jepet e drejta të mbrohen në gjykatë”.

“Unë besoj se ka pasur vetëgjyqësi”, tha Pacquiao. “Ne duhet të japim drejtësi për ata që janë abuzuar”.

Pacquiao, një senator në detyrë, gjithashtu është grindur me Duterten për qasjen në mbrojtjen e sovranitetit detar, duke e quajtur refuzimin e presidentit për t’u përballur me Kinën “dëshpëruese”.

Një ish-marinar që mësoi të boksonte në një lagje të varfër të Manilës, Pacquiao tha gjithashtu se është i sigurt se votuesit me të ardhura më të ulëta do të dalin të votojnë për kampionin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori