LAJMI I FUNDIT:

Neptun zgjeron rrjetin e tij dhe në qytetin e Suharekës

Neptun zgjeron rrjetin e tij dhe në qytetin e Suharekës

Neptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, zgjeron rrjetin e tij edhe në qytetin e Suharekës duke hapur dyqan në rrugën e Tranzitit (Autostradës Prishtinë-Prizren) më 11 gusht. Neptun si në çdo event hapje do ketë shumë oferta me çmime sfiduese për produktet e linjës së fundit nga brendet botërore më prestigjioze me mundësi blerje deri në 12 këste 0% interes me Starcard vetëm më 11 dhe 12 gusht.

“Jemi shumë optimistë për hapjen e dyqanit tonë në Suharekë dhe për zgjerimin e vazhdueshëm që po bëjmë , entuziastë për ndryshimin pozitiv që po i sjellim tregut në të cilin operojmë duke qenë të vetëdijshëm për inovacionet e fundit dhe kontributin tonë në këtë hallkë të rëndësishme të rutinës dinamike, prandaj që dhe këtë hapje ta bëjmë një event për tu kujtuar vendosëm produkte në zbritje që fillojnë nga 10% deri në 50% dhe 100 oferta tjera me mundësi blerje deri në 12 këste me 0% interes me Starcard. Duke shtuar prezencën tonë në një qytet si Suhareka me një lokacion të përshtatshëm , staf të trajnuar dhe me eksperiencë, linjë të gjërë produktesh me cilësi të garantuar nga brendet botërore si dhe anëtarësim falas një muaj në programin e besnikërisë haPPY për të gjithë klientët e Suharekës nga i cili mund të përfitojnë benefite të ndryshme dhe të gjitha këto në një ambient që frymëzon hare, ne jemi të sigurt që po I ofrojmë një mundësi më shumë kësaj zone“, deklaroi Kaltrina Hoxha, Menaxhere Marketingu në Neptun.

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektroshtëpiake si: TV/ Audio/ Video, Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit nga brendet me të njohura në botën e teknologjisë.

Neptun Kosova ka 8 dyqane: Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan , Klinë dhe Suharekë me objektiv për hapje të reja në gjithë Kosovën. Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, që ka 70 dyqane në rajon.” /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar