LAJMI I FUNDIT:

​Neonatologjia kalon përkohësisht sfidën me mungesën e Surfaktantit, siguron 50 ampula

​Neonatologjia kalon përkohësisht sfidën me mungesën e Surfaktantit, siguron 50 ampula

Klinika e Neonatologjisë në QKUK, pas kërkesës emergjente për t’u pajisur me Surfaktant, medikament esencial për foshnjat e lindura para kohe, ka siguruar 50 ampula. Ky ilaç kushton deri në 700 euro për t’u blerë.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismajli deklaroi për KosovaPress, se furnizimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se është hera e parë që kanë bërë kërkesë emergjente për sigurim të Surfaktantit dhe që sipas saj, menjëherë kanë pasur mbështetje institucionale.


Deri më tani ky ilaç është siguruar nga donatori “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, por Ismajli thotë se ka pasur jostabilitet me furnizim.

Ajo pranon se në tre vitet e fundit ka pasur periudha të tjera kur ky ilaç ka munguar në Klinikën e Neonatologjisë.

“Ky furnizim, është bërë si plan mbështetës me kërkesë emergjente nga ana jonë, pasi që ndër vite Klinika është furnizuar nga donatori ‘Aksioni për nëna dhe fëmijë’ me Surfaktant për çka u jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës dhe falënderues. Duke pasur radhazi gjatë këtij viti jostabilitet në furnizim nga ana e donatorit kemi bërë kërkesën e lartcekur. Për informatën tuaj, edhe vitet paraprake, pas mbi dy ose tre vite, ka pasur periudha jo të shpeshta me mungesë të Surfaktantit dhe është hera e parë që kemi bërë kërkesë emergjente për sigurim të Surfaktantit dhe kemi pasur menjëherë mbështetje institucionale vendore”, tha Ismajli.

Lidhur me atë se për sa kohë do të mjaftojë kjo sasi e ilaçit Klinikës së Neonatoligjisë, Ismajli tha se varet nga numri i lindjeve prematurë.

Ajo tutje potencon se ky ilaç është në listën esenciale dhe se janë në bashkëbisedim me institucionet shëndetësore vendore për furnizim të vazhdueshëm, për të cilën thotë se kanë mbështetje.

Ndërkaq, për mungesën e Surfaktantit kohë pas kohe, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve thonë se është një problem serioz sepse rrezikohet jeta e fëmijëve dhe rëndohet buxheti familjar.

Besim Kodra nga kjo shoqatë bëri thirrje institucioneve që të angazhohen më sigurimin e vazhdueshëm të këtij bari.

Ndërsa, për KosovaPress, organizata “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, treguan që në mënyrë vullnetare deri më tani i ka siguruar Surfaktant Klinikës së Neonatoligjisë, por theksuan se kanë mungesë tek donatori i tyre, prandaj nuk kanë mundur që ta sjellin prapë, por që sipas tyre janë në proces që sa më shpejtë të pajisin Neonatologjinë me këtë ilaç.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori