LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të akuzuarit për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë e pranojnë akuzën

Nëntë të akuzuarit për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë e pranojnë akuzën

Agjencia e lajmeve Makfax bën të ditur se të nëntë të akuzuarit për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të këtij viti, e kanë pranuar akuzën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq para gjykatës janë mbledhur rreth 20 protestues të shoqatës ”Tvrdokorni”. Njëri nga të akuzuarit kishte veshur një fanele krahshkurtë me foton e ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.


Gjykata sigurohet nga dhjetë pjesëtarë të MPB-së./Telegrafi/