LAJMI I FUNDIT:

Nëntë arrestime në Lipjan nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, LVV kërkon edhe “kokën” e kryetarit Imri Ahmeti

Nëntë arrestime në Lipjan nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, LVV kërkon edhe “kokën” e kryetarit Imri Ahmeti

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se gjatë së hënës, Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit”.

Sipas Prokurorisë personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure – Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.


Pas këtyre arrestimeve ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan, e cila ka kërkuar edhe arrestimin e Imri Ahmetit.

“Zbarkimi i policisë në Lipjan, nuk duhet të kthehet pa Imri Ahmetin’, thotë në një njoftim LVV Lipjan.

“Keqpërdorimi i parasë publike e korrupsioni në Komunën e Lipjanit ka kohë që ka përfshirë secilin projekt e tenderë, por aftësia për t’i mbuluar e fshehur ato nga ana e qeverisjes lokale dhe Kryetarit Imri Ahmeti dukej se po funksiononte. Megjithatë, pas arrestimit të mëparshëm të zyrtarëve të Bujqësisë, sot u njoftuam për arrestimim e nëntë zyrtarëve tjerë të Komunës së Lipjanit për dëmtimin e buxhetit përmes pranimit të punimeve në stadiumin e Magurës i cili kurrë nuk ka përfundu, por mbetet një gërmadhë”, vijon tutje njoftimi i LVV-së..

Sipas partisë opozitare në Lipjan, zyrtari i dhjetë që duhet të arrestohet në këtë aksion, është Imri Ahmeti.

“Kryetari i Komunës qëndron mbrapa çdo keqpërdorimi, investimi e manipulimi, i cili vjelë përfitimet nga këto keqpërdorime”.

LVV në Lipjan thotë se asambleistët e këtij subjekti vazhdimisht kanë denoncuar e alarmuar për abuzimet e shkeljet në projektin e Stadiumit të Magures.

“Ne i bëjmë thirrje hetuesisë e prokurorisë që të zgjerojë hetimet edhe tek Kryetari Imri Ahmeti e bashkpunëtorët e tij të ngushtë, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë keqpërdorur e kanë përfituar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e LVV-së, e cila thotë se ky është fillimi I fundit të qeverisjes së Ahmetit në Lipjan.

“Ky është fillimi i fundit të Imri Ahmetit. Populli thotë: kungulli mbi ujë nuk të shkon gjithë”, përfundon njoftimi i LVV-së në Lipjan./Telegrafi/

Zbarkimi i policisë në Lipjan, nuk duhet të kthehet pa Imri Ahmetin

Keqpërdorimi i parasë publike e korrupsioni në…

Posted by Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan on Monday, January 23, 2023

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori