LAJMI I FUNDIT:

Nënsistemi i Windows 11 për Android së shpejti do të fitojë mbështetje për Android 13

Nënsistemi i Windows 11 për Android së shpejti do të fitojë mbështetje për Android 13

Microsoft prezantoi të ashtuquajturin WSA (Windows Subsystem for Android) së bashku me Windows 11 dhe synimi është afrimi i dy sistemeve operative përmes integrimeve të ndryshme.

Tani Microsoft publikoi në heshtje një udhërrëfyes përditësimi për WSA-në, e cila konfirmon se mbështetja e Android 13 është në rrugë e sipër.


Së bashku me Android 13, Microsoft dëshiron që të shtojë një pjesë të veçorive të reja dhe të dobishme, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Transferimi më i lehtë i dokumenteve në mes të paketave softuerike të WSA dhe Windows është një prej veçorive të reja.

Kjo do të jetë një ndryshim i lojës, sepse shpërndarja e dokumenteve në mes të telefonit dhe kompjuterit tuaj do të jetë aq e lehtë sa “tërhiq dhe lësho”.

“Picture-in-picture” ka të ngjarë t’i referohet funksionimit të WSA në modalitetin e dritareve në krye të aplikacioneve vendase të Windows, për shembull. Ndërsa “shortcuts” janë mjaft të paqarta dhe ne nuk e dimë se çfarë do të thotë Microsoft me këtë.

Mund të nënkuptojë qasje më të lehtë në disa funksione ose aplikacione në telefonin tuaj direkt nga kompjuteri. Së fundmi, kompania po mundëson qasjen në rrjetin lokal si parazgjedhje.

Mbani në mend se WSA dhe veçoritë e lidhura me të janë të kufizuara në tregje të caktuara dhe një prezantim më i gjerë pritet të vijë në fillim të vitit 2023.

Microsoft së fundi prezantoi një numër përmirësimesh dhe veçori të reja në WSA si për shembull: printimi, lokacioni + GPS, ekrani dytësor, qasje në mikrofon dhe disa të tjera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori