LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja që ua mundëson zyrtarëve të lartë publikë të mësojnë gjuhën frënge

Nënshkruhet marrëveshja që ua mundëson zyrtarëve të lartë publikë të mësojnë gjuhën frënge

Ambasada e Francës në Kosovë dhe Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nënshkruan të martën Memorandum Mirëkuptimi mes dy institucioneve, Protokolli i marrëveshjes trepalëshe për kurse të gjuhës frënge të nivelit fillestar të zyrtarëve të Kosovës 2020-2021, përmes të cilave do t’u mundësohet zyrtarëve të lartë të vazhdojnë mësimin e gjuhës frënge si dhe do të ndihmojë në përparimin e frankofonisë në përgjithësi.

Drejtori i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sabri Kiçmari ka vlerësuar marrëveshjen lidhur me kurset e gjuhës frënge për zyrtarët e Kosovës, duke theksuar se Franca mbetet vendi mik për qytetarët e Kosovës.


“Është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe Francën nënshkrimi i marrëveshjes lidhur me kurset e gjuhës frënge për zyrtarë të Kosovës… Franca ka qenë dhe mbetet një vend i dashur dhe vend mik për qytetarët e Kosovës. Përmes aktit të sotëm te bashkëpunimit ne po hapim një mundësi të mirë për të gjithë diplomatët për të mësuar gjuhën frënge dhe për të ndjekur trajnime”, tha ai.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel derisa ka treguar për kurset e gjuhës frënge për zyrtarë duke thënë edhe se këto trajnime do të mund të përforcojnë administratën publike të Kosovës, raporton KP.

“Siç edhe e dini kurset e gjuhës frënge të nivelit fillestarë përfundojnë këtë javë. Këta zyrtarë të lartë kosovarë do të mund të vazhdojnë të mësojnë gjuhën frënge në nivel më të lartë falë kësaj marrëveshje.. Shpresojmë se do të arrijmë të realizojmë seminarin ‘Veprimtaria politike’. Këto aktivitete si tërësi do të kontribuojnë të përparojnë frankofoninë në Kosovë. Në të njëjtën kohë, këto trajnime do të mund të përforcojnë administratën publike në Kosovë”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori