LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja financiare me SHBA-në, hapen mundësitë për nxitjen e investimeve në Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja financiare me SHBA-në, hapen mundësitë për nxitjen e investimeve në Kosovë
Foto: Arkiv

Më 31 dhjetor, kryeministri Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të Amerikës, për të sjell produktet financiare.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane në Kosovë, kjo marrëveshje do të ndihmojë vendin në krijimin e vendeve të punës.


“DFC ka kënaqësinë që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, që forcon përkushtimin e SHBA-së për shtrirjen e veglave financiare në dispozicion për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, veçanërisht sektorit të saj privat. Ne shohim potencial të madh për DFC-në për të ndihmuar në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune dhe mbështesin zhvillimin për popullin e Kosovës”, tha nënkryetari i DFC-së dhe drejtor menaxhues për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, John Jovanoviq.

Ligji i SHBA-së kërkon që çdo shtet, përfshirë edhe Kosova, të lidhë marrëveshje për nxitjen e investimeve (IIA) me SHBA-në që DFC-ja të ofrojë gamën e plotë të saj të prodhimeve financiare, që përfshijnë financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante për ndihmë teknike.

Nënshkrimi i sotëm pason vizitën që kryeshefi ekzekutiv i DFC-së, Adam Boehler ia bëri Kosovës në shtator.

'Autostrada e Paqes', rrjeti 5G dhe studimi për Ujmanin - plani i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e pikave ekonomike të marrëveshjes së Washingtonit
Lexo po ashtu 'Autostrada e Paqes', rrjeti 5G dhe studimi për Ujmanin - plani i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e pikave ekonomike të marrëveshjes së Washingtonit

Gjatë asaj vizite, Boehler kishte nënshkruar deklaratë të përbashkët me kryeministrin Hoti për zgjerimin e fokusit të investimeve të DFC-së në Kosovë për forcimin e infrastrukturës transportuese, energjisë, teknologjisë dhe industrive të tjera.

E lansuar në 2020-në, DFC-ja bashkëpunon me sektorin privat për financimin e zgjidhjeve të sfidave më të rënda me të cilat përballet bota në zhvillim sot. Ajo investon në sektorë të ndryshëm përfshirë në sektorin e energjisë, kujdesit shëndetësor, infrastrukturës thelbësore dhe teknologjisë. DFC-ja gjithashtu ofron financim për biznese të vogla dhe gratë sipërmarrëse për të krijuar vende pune në tregjet në zhvillim. Të gjitha investimet e saj iu përmbahen standardeve të larta dhe respektojnë mjedisin, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e punëtorëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori