LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese – vlera e grantit është 8 milionë euro

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese – vlera e grantit është 8 milionë euro

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet me kryetarët e komunave përfituese nga skema e Grantit të Performancës Komunale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se 12 komunat përfituese janë Drenasi, Istogu, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni, Suhareka, Dragashi, Juniku, Kaçaniku, Klina.

Tutje thuhet në njoftim se vlera totale e këtij granti është rreth 8 milionë euro, ku bazuar në këtë grant do të financohen projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.


“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i ka kushtuar rëndësi të veçantë rritjes së transparencës dhe fuqizimit të këtij granti. Lidhur me këtë tashmë ky Granti i Performancës Komunale bazohet në ligjin përkatës të votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/