LAJMI I FUNDIT:

Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Nënsekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ajo sot do të zhvilloj takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në takimin me presidenten Osmani, do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.


Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe kryeministri Kurti.

Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15 dhe do të mbahet në ndërtesën e qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 10:15. Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori