Nënkryetari i Obiliqit priti në takim përfaqësuesit e njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran

Në kuadër të takimeve të rregullta, nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, priti sot në takim përfaqësuesit e njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran.
Gjatë takimit, nënkryetari Mjekiqi i informoi përfaqësuesit e KFOR-it mbi realizimin e projekteve në komunën e Obiliqit në të gjitha fushat, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm për krijimin e një mirëqenieje sa më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Në fund të takimit, nënkryetari Mjekiqi falënderoi KFOR-in për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































