LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i Listës Serbe: Serbia jep 40 mijë rroga në Kosovë

Nënkryetari i Listës Serbe: Serbia jep 40 mijë rroga në Kosovë

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka pranuar se Serbia vazhdon të financojë strukturat paralele, duke thënë se shteti serb jep rroga për qytetarët serbë në Kosovë.

“Mbi 40 mijë qytetarë në Kosovë marrin rroga nga Serbia. Kjo është fakt”, tha Simiq.


Ai, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kryetari i partisë serbe SLS, Sllobodan Petroviq ka marrë nga Minsitria e Bujqësisë 40 mijë euro për të xhiruar një spot elektoral.

Duke folur për arrestimin e Marko Gjuriqit, ai ka thënë se më këtë veprim është bërë teatër nga ana e Prishtinës.

Nënkryetari i Listës Serbe ka thënë se në veri jetojnë mbi 60 mijë qytetarë dhe sipas tij nuk është e vërtetë që atje ka më shumë krim se në zonat tjera të Kosovës.

“Në Prishtinë shkalla e kriminalitetit është shumë më e madhe se në veri, sipas të dhënave zyrtare nga policia [e Kosovës]”.

Befason nënkryetari i Listës Serbe: Jam detyruar ta mbroj Kushtetutën e Kosovës nga partitë shqiptare
Lexo po ashtu Befason nënkryetari i Listës Serbe: Jam detyruar ta mbroj Kushtetutën e Kosovës nga partitë shqiptare

Simiq ka thënë se të rinjtë nuk po ikin nga Kosova për shkak të Listës Serbe, por për shkak të klasës politike kosovare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori