Nënkryetari i klubit të Galatasaray, Abdurrahim Albayrak, ka bërë disa deklarata që kanë ngjatur debat në Turqi.

Albayrak e ka pranuar që në vitet e fundit kanë pasur bisedime fshehta me disa lojtar, por janë siguruar që të mos dilte asnjë emër.


Ai u ndal te Vedat Muriqi që tani është te Lazio dhe İrfan Can Kahveci që ka kaluar te Fenerbahce. Sipas tij këta dy dhe transferimi tjetër i Fenerit, Mert Hakan, kanë dashur të kalojnë te Galatasaray.

depophotos 16905113 1200 800 16 9 1613044491  1

“Irfan Can Kahveci dëshironte shumë  të vinte te Galatasaray. Ai tha se ishte me Galatasarayn. Ne nuk mund të merrim çdo lojtar”.

“Unë kam foto, por unë nuk i shpërndaj ato, nuk ia dha askujt. Mert Hakan (tani te Fenerbahce), dhe madje edhe Vedat (Muriqi), ishin në zyrën time deri në ora 02:00 të natës. Ai (Vedati) më përqafoi qafën time dhe qau”, ka thënë Albayrak.

58507 scaled

Vedat Muriqi në verën e vitit 2019 kishte kaluar te Fenerbahce, ku shkëlqeu me këtë fanellë, duke siguruar kalimin te Lazio. /Telegrafi/

telegrafi sport app