Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar paragrafin e dytë të Nenit 7 të Propozimi evropian, në të cilën përmendet Statusi i Kishës Ortodokse Serbe brenda shtetit të Kosovës.
Neni 7, paragrafi i dytë, në Planin Evropian, të publikuar nga BE-ja, do të thotë se Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.
Hasani thotë se ky formalizim ka ndodhur me të gjitha shtett e ish-Jugosllavisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.
“Paragrafi dytë i nenit të 7 të Marrëveshjes flet për dy çështje, për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe për trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe. Sa i përket të parës, nuk mund të ketë standarde të tjera pos atyre që kanë përdorur shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, në të cilat shtete vepron Kisha Ortodokse Serbe përgjatë shekujve. Në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci ekzistojnë marrëveshje dypalëshe mes këtyre shteteve dhe Kishës Ortodokse Serbe, me të cilat janë rregulluar raportet reciproke mes këtyre shteteve dhe Kishës Serbe”.
“Në disa raste këto marrëveshje janë ratifikuar në parlamentet nacionale. Objekt i këtyre marrëveshjeve ka qenë rregullimi rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në rendet juridiko-kushtetuese nacionale, ku Kishës i garantohet pavarësi dhe autonomi e plotë nga çfarëdo ndërhyrje në organizimin dhe punët e saj të brendshme, por që ndaj shtetit ajo ka detyrime civile dhe në sferën e juridiksionit penal në rastet e shkeljeve ligjore. Pra ka pasur rregullim të marrëdhënieve të shtetit me Kishën Serbe”, tha ai në një përgjigje për Express.
Ai tregoi edhe se çfarë do të thotë termi “formalizim” në këtë paragraf të këtij neni.
“Përdorimi i fjalës “formalizim”, ndërkaq, nënkupton që Kisha Serbe konsiderohet se vepron sikur që vepron në territorin e Republikës së Serbisë. Kjo e bën të qartë se, edhe në ndonjë aranzhman eventual rreth rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në Kosovë, nuk do të jetë një rregullim i marrëdhënieve mes Shtetit të Kosovës dhe Kishës Serbe, siç kanë vepruar Bosnja-Hercegovina, Mali Zi dhe Kroacia, por do të jetë thjesht një akt juridik mes Kosovës dhe Serbisë me të cilën pranohet se Kisha Serbe në Kosovë operon njëjtë sikur në Republikën e Serbisë, pa asnjë kufizim. Nuk besoj se ky standard haset dikund në Evropë!”, tha ai.
Hasani, shtoi se ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe është në linjë me standardet evropiane dhe mund të pranohet si formulim pa problem.
“Ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe, për të cilën flet fjalia e fundit e nenit 7 të Marrëveshjes, i përket standardeve evropiane dhe mund të pranohet si formulim, pa problem. Kjo pjesë nuk është kontestuese”, përfundoi Hasani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare