LAJMI I FUNDIT:

Nëna Tereze – sintezë e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar

Sot e 16 vjet më parë u shua jeta e një qenieje njerëzore me dukje të imët nga trupi, por me një shpirt të madh dhe emër vigan.

Ajo ishte Nëna Terezë, Gonxhe Bojaxhiu, murgesha e famshme katolike, Nobelistja e Paqes, në damarët e së cilës gjatë gjithë jetës kishte qarkulluar gjaku shqiptar.


Që në moshë të re ajo kishte ndjerë brenda qenies së saj një thirrje supreme, një urdhër Perëndie, duke u përcaktuar si misionare për vepra bamirësie në shërbim të njerëzimit.

Gonxhe Bojaxhiu, sakrifikon vetveten duke mos u bërë një nënë individuale, ajo u shndërrua në Nënë Terezë, duke u bërë nënë e tërë njerëzimit.

Këtu qëndron madhështia e shpirtit të saj.

Ajo u bë nënë e njeriut të pambrojtur, nënë e njeriut të pashpresë, ajo u bë nënë e nevojtarit, e jetimit, e të sëmurit, e të pafuqishmit, nënë e të braktisurit dhe nënë e të gjitha qenieve fatmjera që kanë nevojë për përkrahje.

Urdhrit të saj, Nëna Terezë i qëndroi besnike deri në fund të jetës.

Kjo devotshmëri dhe ky humanizëm bëri për vete personalitete të rëndësishme botërore, institucione dhe organizata anembanë botës.

Shkalla e përvujtshmërisë, sakrificës dhe solidaritetit të Nënë Terezës ishte e pakrahasueshme më këdo në botë.

Prandaj, asaj iu përulëm me respekt të gjithë. Mbretër, mbretëresha, liderë politikë e shpirtërorë, që nga Papa Gjon Pali i Dytë e deri tek Nelson Mandela, që nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar deri tek presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të mbarë botës demokratike.

Nënë Tereza, një nënë e përvuajtur e njerëzimit, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare, edhe atëherë kur ishte në fillim të shërbimit brenda urdhrit të murgeshës së re, edhe atëherë kur botërisht iu pranua kontributi planetar me Çmimin Nobël të Paqes.

Prandaj sot, ashtu si dje, por edhe në të ardhmen, civilizimi shqiptar do të mburret gjithmonë me emrin e Nënës Terezë.

Ajo doli nga gjiri i një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë.

Edhe pse një popull i vogël numerikisht, në nivel botëror arriti të jap personalitet të klasit të parë në fushën e humanizmit.

Ajo ishte reprezente e qëndrueshmërisë, mbijetesës dhe pathyeshmërisë së një populli, që synonte gjatë tërë historisë të jetojë në liri me dinjitet dhe krenari.

Nëna Terezë është simbol i vlerave të larta humane, i bujarisë, mëshirës, shpirtmadhësisë, flijimit për të tjerët, bashkëvajtjes dhe vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal.

Vlerat shpirtërore dhe humaniste të Nënës Terezë janë sintezë e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar, dhe shpjegues esencial i frymës tolerante dhe kulturës së unitetit tonë kombëtar, edhe pse popull me përkatësi të shumtë fetare.

Shpirti i Nënë Terezës duhet të udhëheq edhe më tej vizionin tonë për një shoqëri të tolerancës, mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë dhe solidarizimit pa dallim të përkatësisë sociale, etnike, kulturore dhe religjioze.

Kjo vlerë e Nënë Terezë bëri që ajo të bëhet qytetare e botës, mike e popujve, e feve dhe qytetërimeve të ndryshme.

Këtë vlerë supreme arriti ta prodhojë, ta ngrit në kulm dhe ta universalizojë një bijë, grua dhe misionare fetare me origjinë shqiptare.

Ky kontribut botëror është pjesë e historisë shqiptare, si përpjekje pozitive e një populli që vazhdimisht, për shekuj me radhë ka përpunuar idenë e lirisë dhe humanizmit.

Prandaj, ne sot jemi krenarë me emrin e Nënë Terezës, jemi krenarë me emrin e të gjithë atyre figurave të ndritura që nëpër shekuj kanë ruajtur fytyrën njerëzore në shërbim të lirisë, në shërbim të emancipimit iluminist, kulturor dhe çlirimtar të vendit tonë, por edhe të popujve tjerë.

Në shtatorin e 1997-ës, në vitin kur vdiq Nëna Terezë, Kosova ishte në prag të tragjedisë më të madhe të fund shekullit njëzet.

Kosova krahas tragjedisë ishte edhe në epokën më të rëndësishme të fillim përmbysjes së robërisë shekullore.

Vizioni properëndimor, qëndrueshmëria gjenetike, ëndrra e lirisë, gatishmëria për sakrificë bëri që Kosova të dalë fuqishëm në skenën botërore.

Kultura dhe civilizimi që kishte përpunuar ato vlera që lindën dhe rritën Nënën Terezë, kishte përpunuar edhe filozofinë politike dhe instrumentet çlirimtarë, që morën mbështetjen dhe përkrahje e botës demokratike, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të aleancës më të fuqishme ushtarake të botës, të NATO-s.

Civilizimi perëndimor do t’i mbështes bashkatdhetarët e Nënës Terezë.

Kosova përfundimisht u çlirua nga robëria shekullore dhe sot funksionon si shtet i pavarur, demokratik, sovran i njohur nga mbi 100 shtete të botës.

Nënë Tereza shkoi nga kjo botë pa e parë Kosovën e çliruar, pa e parë Shqipërinë si shtet anëtar të NATO-s, por me rëndësi është fakti se pjesët e atdheut ë saj sot janë pjesë e botës demokratike me synime të qarta euroatlantike.

Sot kur shënojmë 10 vjetorin e iluminizmit të Nënë Terezës më lejoni që këtë fjalë ta përmbyll me fjalët e presidentit amerikan Bill Klinton, i cili në mënyrë sintetizuese e përcaktoi përmasat e personalitetit të saj:

“Me vdekjen e Nënë Terezës bota humbi njërin prej gjigantëve të epokës sonë, që ishte në të njëjtën kohë një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë… Mbretërit, mbretëreshat, presidentët, kryeministrat, partiakët dhe papët vijnë dhe ikin. Po ashtu edhe fituesit e Çmimit Nobël, por Nënë Terezë do të ketë vetëm një. Ajo jetoi brezin tonë, në shekullin tonë dhe ne i jemi mirënjohës për këtë.”

Lavdi e Përjetshme humanistes Nënë Tereza.

Në trend

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori