Qendra ‘Këshillimi’, u themelua nga një nënë e cila humbi djalin e saj para një viti e gjysmë nga përdorimi i substancave narkotike.
Arjeta Musliu me profesion psikologe, vendosi që dhimbjen e saj ta kthejë në forcë dhe ta përmbush amanetin që i dha djalit të saj, se do ta themelojë një qendër këshilluese, që t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre të rinjve që përballen me problemet e njëjtat me të cilat u përball edhe djali i saj, e që për fat të keq nuk arriti ta mposhtë luftën me drogën.
Konsultime, psikoterapi individuale, psikoterapi grupore, vetëdijesim dhe ligjërata janë vetëm disa nga shërbimet që ofron qendra “Këshillimi” në Ferizaj, të cilat bëhen në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë.
Pas sukseseve që po tregon qendra “Këshillimi” Musliu thotë se nuk ka pasur dyshime që një qendër e tillë nuk është e nevojshme, sepse në kohen kur djali i saj ka qen përdorues i lëndeve narkotike, i ka munguar një qendër e tillë.
“Në fillim kur e kam hap qendrën nuk kam dyshu në atë që një qendër e tillë nuk është e nevojshme, përderisa mua si nënë në atë periudhën që jam përballë unë me një sprovë të tillë më ka munguar. Mandej duke e pa stigmën dhe ato barrierat që i kemi ne, që ndihma e psikologut apo kërkimi i ndihmës në forma të ndryshme është pak, e kemi një farë izolimi në vete. Por ka ndodhë e kundërta, përderisa kanë vërshu terminet, interesimi, akoma pa u bë ajo hapja zyrtare e qendrës, mundem me thanë që jemi duke tregu jashtëzakonisht një rezultat të madh në këtë fushë”, tha Musliu.
Sipas Musliut, qendra ‘Këshillimi’, tashmë e pesë muaj po kryen këtë punë në mënyrë vullnetare dhe pavarësisht vullnetit, po has në shumë vështirësi, duke filluar nga lokali që kanë me qere, pastaj punëtorët e shumë gjëra të tjera të cilat kërkojnë përkrahje që po mungon.
“Sa i përket përkrahjes, ne aktualisht jemi me vetë financim, ku kemi obligime, kemi detyrime duke filluar prej objektit që e kemi me qere, mandej kemi punëtorët ku shumica e tyre punojnë vullnetarisht, njëjtë sikur unë, kemi një përkrahje mund të them minimale nga kryetari i Kuvendit Komunal, Agim Aliu. Na ka premtuar në këtë pjesë që kemi me gjetë një bashkëpunim dhe një zgjidhje”, shtoi Musliu.
Musliu tha se ka kërkesa të shumta nga prindërit, sa i kanë fëmijët akoma të vegjël, t’i dërgojnë në qendrën “Këshillimi”, në mënyrë që ata të informohen me pasojat e kësaj dukurie por pavarësisht vullnetit të saj, kjo punë kërkon financim, ambiente më të zgjeruara për ligjërata, staf më të gjërë e shumë gjëra të tjera që janë të nevojshme.
Përveç këshillave në qendër, Musliu mban edhe ligjërata në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Ferizajt. Ajo tha se gjatë ligjëratave ishte befasuar në aspektin pozitiv, ku kishte parë një interesim të madh nga nxënësit për të dëgjuar dhe për të mësuar gjëra rreth kësaj dukurie.
“Shkollat fillore zakonisht i kemi më të qeta, janë më të ri, ku shqetësimi është më së shumti te klast e 8-ta dhe 9-ta, që fatkeqësisht po duhet vazhdimisht me përsëritë që konsumimi i përdoruesve po fillon me një moshë shumë të re, deri më tani ka qenë mosha 16 vjeçare, ndërsa tash kemi përdorues nga mosha 13 vjeçare. Kjo është sinqerisht shqetësuese, që na indiferent nuk mundemi me nejt më ndaj kësaj dukurie. Po ajo befasia në aspektin pozitiv është te shkollat e mesme, zakonisht është ajo mosha e adoleshencës, tranzicionit por po ndodhë mrekulli. Kam ardhë në përfundim, çka më ka ndodh me dëgju, në masë shumë të madhe të nxënësve më është dukur që po bëj një monolog me veten, po flas me veten, ka mbretëruar ajo qetësi, ai interesim edhe unë kom mësu ndoshta shumë gjana prej fëmijëve, prej atyre nxënësve pyetje të vazhdueshme, është mungesë e informacionit, janë kureshtar me dit gjithçka, ka funksio nu shumë mirë”, tha Musliu
Sipas Musliut, thelbi i një rezultati për t’u largu fëmija nga konsumi i lëndëve narkotike është përkrahja familjare, komunikimi, pranimi në shoqëri dhe në asnjë mënyrë, kritikimi, ndëshkimi apo dëbimi nga shtëpia.
“Këshilla ose apeli kryesor që ja dedikoj prindërve është mos i dëboni fëmijët mos i injoroni nuk është turp me pranu që fëmija është përdorues i substancave, fëmijët e tonë sot për sot janë viktima, asnjë prind nuk e kursen vetën mos me i eduku apo mos me u kujdes, po thjeshtë po rrëmbehen të rinjtë tonë, pa atë vetëdijesimin që duhet me pas prej shoqërisë , mandej po mbetet faji komplet te një shoqëri. Po thjesht përkrahja është ajo baza për me fillu ato hapat e par”, tha Musliu.
Ajo ka rekomanduar të afërmit e personave që konsumojnë drogë, që atyre t’i japin përkrahje e dashuri pa fund sepse përdoruesit e lëndëve narkotike gjithmonë janë të penduar dhe të hysh në luftë me drogën nuk është aspak e lehtë.
Ndryshe, Qendra Këshilluese “Këshillimi”, gjendet në Ferizaj dhe është qendër e cila iu del në ndihmë të gjithë të rinjve për t’u larguar nga lëndët narkotike./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: MASH konstatoi parregullsi të shumta në “Universitetin e Merkos”
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Zhduket një pushkë automatike në SP në Karposh të Shkupit, kallëzim penal për një police
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar