LAJMI I FUNDIT:

Nëna largoi fëmijët e saj nga shkolla – nuk do t’i dërgojë më, pasi janë duke “mësuar më shumë” dhe duke “caktuar vet axhendën e tyre”

Nëna largoi fëmijët e saj nga shkolla – nuk do t’i dërgojë më, pasi janë duke “mësuar më shumë” dhe duke “caktuar vet axhendën e tyre”
Foto: PA Real Life

Amy Sayle, 42 vjeçare, nga Australia dhe burri i saj Steve, 44 vjeçar, larguan vajzën e tyre Ebony, tani 18 vjeçare, nga arsimi i zakonshëm kur ishte 13 vjeçare.

Duke parë se si ajo lulëzoi me “shkollimin pa shkollë”, ku fëmijët mësojnë vetëm atë që duan, çifti largoi djemtë e tyre Bodhi, nëntë vjeç dhe Kai, shtatë vjeç nga shkolla.


Edhe pse djali i madh i tyre, Jesse, 23 vjeç, shkoi në një shkollë konvencionale gjatë tërë arsimit të tij, Amy thotë se pikëpamjet e saj u zhvendosën kur rrjetet sociale u bënë të famshme.

Foto: PA Real Life

Amy, fotografe, shpjegoi: “Kur hynë në lojë rrjetet sociale, bota ndryshoi plotësisht – dhe me të erdhën presione dhe ankthe shtesë për fëmijët”.

“Me Ebony, unë u ndjeva se presioni i bashkëmoshatarëve ishte shumë i ashpër. Imazhi dhe interneti ishte pjesë e jetës së saj në kohën kur ishte adoleshente, ndërsa Jesse nuk kishte asnjë të tillë kur ishte në shkollë”.

Foto: PA Real Life

“Nuk më pëlqeu. Ndjeva pak shkëputje nga sistemi shkollor, kështu që ne ndjeheshim sikur fëmijët tanë do të bënin shumë më mirë nëse ata mësonin vetë”.

“Kur fëmijët mësojnë vetë, largohet presioni prej tyre duke mos u thënë atyre se duhet të jenë në një standard të caktuar nga një moshë e caktuar – dhe nga ana tjetër ata lulëzojnë”. /Telegrafi/