LAJMI I FUNDIT:

Nëna “kidnapon” foshnjën tremuajshe nga bashkëshorti dhe e shpie në Zvicër

Nëna “kidnapon” foshnjën tremuajshe nga bashkëshorti dhe e shpie në Zvicër

Një nënë nga Radovishi në mënyrë të paligjshme e ka marrë foshnjën tremuajshe nga bashkëshorti dhe e ka shpurë në Zvicër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëna tridhjetenëntëvjeçarë foshnjën  e ka marrë nga shtëpia e bashkëshortit të saj në Novo Sellë të Strumicës në 30 korrik dhe e ka shpurë në Zvicër. Bashkëshortët kanë qenë në marrëdhënie të çrregulluara bashkëshortore.


Kundër saj është ngritur kallëzim për marrje të paligjshme të të miturit./Telegrafi/