LAJMI I FUNDIT:

Nëna me gjashtë fëmijë vdiqën kur shtëpia e tyre në Shtetet e Bashkuara u përfshi nga flakët

Nëna me gjashtë fëmijë vdiqën kur shtëpia e tyre në Shtetet e Bashkuara u përfshi nga flakët

Flakët që kanë kapluar një shtëpi në Misissippi të Shteteve të Bashkuara, kanë qenë fatale për një nënë dhe gjashtë fëmijët e saj që vdiqën brenda, përfshirë edhe njërin që kishte vetëm një vjet.

Vetëm babai i ka shpëtuar flakëve, por është dërguar në spital shkaku i ngufatjes nga tymi dhe djegieve në lëkurë, të shkallës së dytë, transmeton Telegrafi.


Hetuesit kanë thënë se ngjarja që ndodhi pak pas mesnatës, nuk ishte si pasojë e ndonjë loje apo pakujdesive, ndërsa i kanë lënë fajit instalimit të dobët elektrik.

Kjo shtëpi nga druri, ishte ndërtuar në vitin 1951 dhe është djegur brenda një kohe shumë të shkurtër. Grilat e vendosura në dritare, besohet të kenë qenë shkaktarët, që familjarët të mos mund të ikin prej dritareve.

Viktimat janë nëna 33-vjeçare, që me profesionin ishte mësimdhënëse, si dhe fëmijët e saj pesë djem dhe një vajzë, më i madhi prej të cilëve ishte 15-vjeçar.

BBC raporton se pesë fëmijë janë gjetur në një dhomë, derisa nëna dhe një fëmijë në dhomën tjetër, ndërsa babai e ka pasur të pamundur t’i shpëtonte. Zjarrfikësit janë detyruar që për afro 40 minuta, ta vënë zjarrin nën kontroll.

Në rrjetin social Twitter, është vënë një postim, që tregon se si dukeshin familjarët që pësuan në këtë aksident, si dhe babai i tyre që mbeti i lënduar, derisa ishin duke kaluar jetë normale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori