Kris Jenner e ka thyer heshtjen në mediat sociale pas dramës në të cilën u përfshi dhëndri i saj, Kanye West, i cili iu referua asaj si 'Kris Jong-Un'.

Megjithatë nëna e klanit Kardashian/Jenner e ka injoruar në tërësi atë që e ka thënë reperi i famshëm për të dhe familjen e saj.


64-vjeçarja e publikoi një video të shkurtër në Instagram Stories duke treguar një porosi petullash që i kishte ardhur.

KanyerKrisJenner 2 Kanye West dhe Kris Jenner (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ajo ka qëndruar mjaft e qetë që nga shpërthimi i West në rrjetet sociale, me ç’rast reperi kishte adresuar kritika të shumta ndaj bashkëshortes së tij, Kim Kardashian dhe nënës së saj.

43-vjeçari e ka krahasuar Jennerin me liderin verikorean, Kim Jong-un, duke e etiketuar si 'Kris Jong-Un', si edhe ka folur për ‘supremacinë e bardhë’ që i referohet ndjenjës së superioritetit të Kris dhe Kim ndaj racave tjera.

Gruaja e Kanye kishte deklaruar përmes Instagramit se është e pafuqishme të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së bashkëshortit, të cilin e ka quajtur ‘brilant, por të komplikuar’. /Telegrafi/

kris1 (Foto: Screenshot/Instagram/krisjenner)