“Nuk jam ndalur së qari prej kur dëgjova rrëfimin e tij, nuk dija asgjë” – nëna biologjike e Dele Allit flet pas intervistës emocionuese të futbollistit

Nëna biologjike e Dele Allit i është përgjigjur intervistës jashtëzakonisht emocionale të djalit të saj, duke thënë se nuk e kishte idenë se tani futbollisti i famshëm ishte abuzuar në fëmijëri.
Në një intervistë në “The Overlap” të drejtuar nga Garry Neviile, Alli zbuloi se ishte abuzuar seksualisht në fëmijëri nga shoqja e nënës së tij.
Futbollisti i Evertonit më pas u bë shumë i emocionuar dhe fshiu lotët teksa fliste për traumat e tij, nga prija e duhanit në moshë shumë të vogël, deri te shitja e drogës. Ai foli pastaj për birësimin dhe fillimet e tij në futboll.
Komuniteti i futbollit e mbështeti 27-vjeçarin dhe yjet e Ligës Premier i dërguan mesazhe mbështetjeje pas intervistës
Nëna e futbollistit anglez tashmë i është përgjigjur rrëfimit të djalit të saj se ai ishte abuzuar seksualisht në fëmijëri nga një prej mikeve të saj.
Dele Alli says it all to @GNev2. ❤️
“That was heartbreaking”.pic.twitter.com/lySmw8n4kw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 13, 2023
Denise këmbëngul se nuk kishte asnjë ide për edukimin traumatik të djalit të saj dhe thotë se nuk ka mundur të ndalojë së qari që kur ai dha intervistën.
“Unë nuk kam mundur të ndalem së qari që kur dëgjova djalin tim të përshkruante abuzimin që pësoi si fëmijë. Nuk e kisha idenë se ai ishte abuzuar”.
“Më vjen shumë keq. Më thyhet zemra kur mendoj se dikush që e futa në shtëpinë time më tradhtoi besimin në mënyrën më të keqe të mundshme. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e mërzitur jam që nuk kam më kontakte me djalin tim. Thjesht shpresoj të kem një shans ta shoh përsëri”, ka thënë ajo për The Sun.
Në moshën 12-vjeçare, Alli u birësua. Më pas ai u bashkua me akademinë e të rinjve të Milton Keynes Dons, ku bëri debutimin e tij në ekipin e parë.
Ai u transferua në Tottenham, ku shijoi periudhën më të mirë të karrierës së tij profesionale, dhe më pas luajti për Everton dhe Besiktas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Bayern Munich dhe Thomas Mullerr do të ndahen pas 17 vitesh

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze