LAJMI I FUNDIT:

Nën një flamur, drejt Perëndimit

Nën një flamur, drejt Perëndimit
Ilustrim

Më 24 mars u bënë 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, dhe ato zgjatën 78 ditë.


Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke çliruar njëherë e mirë bashkëkombësit tanë nga sundimi i Beogradit.

Ne jemi përherë mirënjohës ndaj ShBA-ve dhe partnerëve të tjerë të NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm sikurse jemi krenar që bëjmë pjesë në aleancë prej 12 vjetësh.

Ky është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt Perëndimit dhe besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë.