Negocimin e postit të presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që po pretendojnë të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës, shoqëria civile po e konsideron si të gabuar dhe jo parimor.
Teksa këto dy të parat thonë se ende nuk kanë folur për të parin e vendit, por pa e mohuar se do të merren vesh për këtë çështje, VV kërkon të dijë sa është baraspesha e kësaj pozite nga radhët e LDK-së.
Në lidhje më këtë, nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi thotë se mund të diskutohet për këtë çështje me LDK-në për të evituar mundësinë e ndonjë krize politike në vitin 2021.
“Përfaqësues të LDK-së kanë dal se për hirë të stabilitetit politik është mirë që të ketë një pajtim edhe për postin e presidentit. Për arsye se mund të nxjerr një krizë politike sepse nëse presidenti nuk zgjidhet për tri raunde vendi mund të shkojë në zgjedhje. Për me evituar këtë është mirë me u pajtu. Në princip unë nuk e kam problem nëse LDK insiston që kjo temë të dakordohet dhe pse me qejf e lenë këtë për vitin 2021. Mirëpo LDK duhet në tavolinën e bisedimeve me argumentu saktësisht se pse mendon që kjo temë duhet të trajtohet tash, kush mendon se duhet të marrë këtë pozitë dhe sa është ekuivalenca e kësaj pozite”, thotë Bislimi.
Pikërisht për këtë çështje, dje i pari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur se do të negociohet çështja e presidentit me Vetëvendosjen, por pa caktuar emra.
“Në asnjë rast publikisht, e as nuk jam shpreh që unë të jem president i Kosovës, tjerët kanë fillu të bëjnë këtë punë temë dhe problem. Për këtë do të vendosë partia që i takon që ajo të propozojë presidentin e ardhshëm të Kosovës…tani do të merremi vesh se kujt i takon të propozoj kandidatin për president në të ardhmen, por ai kandidat nuk do të propozohet tash. Por kur të i vjen koha”,
Ndërkohë, kritik për këtë çështje janë pjesëtarët e shoqërisë civile, nga organizata joqeveritare, “Çohu”, Arton Demhasaj thotë, se pozita e presidentit nuk duhet të hyjë në pazare politike, pasi ai duhet të jetë në bazë të një konsensusi të përgjithshëm.
“ Është shumë e gabueshme që qysh në këtë moment duke ditur që ne kemi president. Ka mandat të paktën edhe një vit e gjysmë nga tash të fillojnë dhe të merren me një pazar të tillë politik, si ka ndodhur në të kaluarën edhe të fillojnë qysh tash të flasin për pozitën e presidentit. Duke ditur që pozita e presidentit duhet të luaj rolin e unifikimit të faktorit politik. Nuk guxon të lidhet me pazare politike. E po ashtu duke marrë parasysh se VV e ka kundërshtuar pazarin politik që është bërë me pozitën e presidentit. Nuk besoj dhe nuk duhet VV të lejoj që të hyjë në pazare të tilla në këtë moment ”, thotë ai.
Mendim të njëjtë për këtë ka edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, i cili thotë për KosovaPress, se pozita e presidentit do të duhej të lihej pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit.
“Nuk do të duhej që të futeshin klauzolat përkitazi me ndonjë marrëveshje eventuale brenda marrëveshjes së koalicionit të këtyre dy partive politike sa i përket presidentit. Presidenti i tanishëm ka mandat edhe një vit e gjysmë. Do të duhej që pavarësisht orekseve e cilit do subjekt politik t’i lihej momentin dhe konfiguracionit të forcave atëherë. Por dhe gatishmërisë së Kuvendit që të votoj atë që me të vërtet do të ishte president konsensual dhe jo të imponohet nga parti politike”, thotë ai.
Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu ka marrë pozitën e tij si pjesë e një marrëveshje politike mes LDK-së dhe PDK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lukarevska: Rezultatet për zgjedhjet presidenciale janë të qarta, do të kemi përsëritje të atyre të mëparshme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lajçak me post të ri nga shtatori
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia