Bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë mbi propozimet për një zgjidhje të luftës në Ukrainë përfunduan pas më shumë se pesë orësh të dielën dhe do të rifillojnë të hënën, tha një këshilltar presidencial ukrainas.

"Ato vazhduan për më shumë se pesë orë dhe përfunduan sot me një marrëveshje për të rifilluar nesër në mëngjes", u tha këshilltari Dmytro Lytvyn gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.


Lytvyn tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të komentojë mbi bisedimet të hënën pasi ato të përfundojnë.

Zyrtarët, tha Lytvyn, po shqyrtonin draft-dokumentet, transmeton Telegrafi.

Ndryshe negociatat filluan pasdite dhe në takim morën pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në bisedime mori pjesë edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz. /Telegrafi/