Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Spanjës mbrëmjen e së hënës ndeshjen e tretë të grupit B, në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Dy ditë përpara finales së tretë të kuqezinjve, që do të luhet në stadiumin e Dusseldorfit në ora 21:00, mesfushori Nedim Bajrami doli përpara mediave në konferencën e zakonshme.
Bajrami u shpreh se pavarësisht nivelit të kundërshtarit, kuqezinjtë do futen në fushë vetëm për 3 pikë.
Ndeshja ndaj Spanjës ? – E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim shumë mirë ndeshjen dhe të gjithë të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo. Rastet që do t’i kemi në ndeshje duhet të bëjmë maksimumin dhe të shënojmë.
Dy ndeshjet e para të Europianit? – Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast edhe me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, luftuam të gjithë deri në fund dhe treguam që jemi aty. Me Spanjën e dimë që është një skuadër shumë fortë. Pavarësisht se kush luan skuadra e parë apo e dytë. Kjo nuk ka rëndësi pasi të gjithë lojtarët e tyre kanë kualitet. Ne duhet të fokusohemi vetëm te loja dhe kualitetet tona. Duhet të japim maksimumin. Nuk e kemi analizuar akoma, por Jamal, Morata dhe Ruiz janë më të fortit. Rodri nuk do luajë për shkak të kartonave të verdhë.
Çfarë na pret të hënën përballë Spanjës? – Spanjë është favorit për të fituar Europianin. Me Spanjën duhet të japim maksimumin, jo vetëm për fitore por të shfrytëzojmë çdo rast sepse po luajmë me një kompeticion të madh, dhe duhet të jemi më cinik te goli.
Ndryshimi i pozicionit në ndeshjen me Kroacinë? – Ndeshjen e parë me Italinë luajta mesfushorë, me Kroacinë luajta në krah. Silvinjo më pyeti nëse mund të luaja edhe i thashë po sepse për mua nuk ka rëndësi ku luaj por unë jap maksimumin për skuadrën, jam gati gjithmonë.
A jeni përgatitur për një dhuratë nga Spanja? – Në futboll nuk ka dhurata, duhet të fokusohemi te loja jonë, duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë për çdo top, të shfrytëzojmë çdo rast.
Goditjet e limituara në Europian? – Pjesën e parë me Kroacinë e pata një mundësi për të bërë gol, do të bëj një gjë të tillë edhe me Spanjën. Jo vetëm unë por edhe Asani dhe Asllani sepse edhe ata kanë gjuajtje të fortë. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave për të gjuajtur në portë.
Pozicioni ku do të luani të hënën? – Jam gati të luaj në çdo pozitë, mesfushë apo krah. Do të jap maksimumin ku të më vendosë trajneri. Spanja do të bëjë presion por ne do kemi rastet tona në kundërsulm. Duhet të jemi më konkretë. Patëm raste edhe me Italinë e Kroacinë. Me Spanjën duhet t’i bëjmë gola.
Goli historik me Italinë? – Më mirë kisha dhënë golin e fundit me Italinë që të fitonim 1-0. Nuk e dija se u futa në historinë e Europianit, jam shumë i lumtur.
Rotacion te Spanja? – Po luajmë një Europian me skuadra shumë të forta. Nuk ka ekip të parë, të dytë apo të tretë për mua. Të gjithë kanë kualitet, por ne duhet të përgatitemi sa më mirë. Të futemi në ndeshje për të luftuar për çdo pikë dhe çdo top.
Çfarë duhet të ndryshojmë në ndeshjen me Spanjën? – Besoj se fazën mbrojtëse kemi bërë dy ndeshje të mira. Por të jemi më konkretë në sulm, pasi kemi patur raste. Duhet të kërkojmë edhe golin e dytë dhe të tretë, jo vetëm 1-0.
Mbështetja e tifozëve ndaj Spanjës? – Spanja do të na bëjë shumë presion, kështu që në mbrojtje të jemi si ndaj Italisë dhe Kroacisë. Kemi kualitete në kundërsulm. Shpresoj që të gjithë tifozët kuqezi do të na mbështesin, në stadium dhe jashtë.
Presioni në Europian? – Presion nuk kemi më, është ndeshja e tretë. Ne nuk jemi Spanja apo Franca, që kemi shumë raste. T’i bëjmë gola ato rastet që kemi. Është një arritje e madhe t’i shënojmë dy gola Kroacisë dhe gol Italisë.
Ndeshja që të ka mbetur në mendje me Shqipërinë? – Besoj se të gjithë e dimë ndeshjen me Serbinë, por nuk dua të futem aty. Ndeshja më e bukur ishte me Çekinë atje. Jo sepse shënova unë, por gjithë ato tifoza, ishte shumë e bukur. Edhe ndeshja me Portugalinë kur shënoi Balaj. Shqipëria ka treguar se mund të fitojë edhe me skuadra të mëdha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania