Nedim Bajrami mund të ndërrojë skuadër, interesim konkret nga Cagliari për mesfushorin shqiptar

Nedim Bajramit i kanë mjaftuar pak muaj në Serinë A për të treguar vlerat që ka.
Mesfushori shqiptar është futbollisti kryesor i Empolit këtë edicion në elitën e futbollit italian, Serie A.
Driblime, pasime kyçe, gola e asistime e kanë karakterizuar Bajramin këtë edicion.
Por mesfushori shqiptar mund të ndërrojë skuadër qysh në afatin kalimtar të janarit.
Për Bajramin, ka nisur interesimi i klubeve të mëdha, por edhe atyre të cilat mendojnë se mund t’i japin një rol më qendrore në planet e tyre duke e bërë titullar të padiskutueshëm.
E tillë është skuadra e Cagliarit, e drejtuar nga një ekspert si Walter Mazzarri.
Ky i fundit kërkon një fantazist për ekipij e tij dhe ka hedhur sytë pikërisht nga futbollisti i përfaqësueses shqiptare.
Kjo hipotezë qarkullon në mediat italiane edhe nuk ka gjetur ende përgënjeshtrimin nga Empoli, i cili në fakt duket i interesuar të realizojë një shkëmbim me Cagliarin.
Portieri i Empolit, Vicario është në huazim pikërisht nga Kaljari dhe klubi sard është gati të transferojë përfundimisht lojtarin nëse merr si shkëmbim Bajramin. /Telegrafi/























































