LAJMI I FUNDIT:

Në Zhegër të Gjilanit, nis manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”

Në Zhegër të Gjilanit, nis manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”

Ka nisur sot në Zhegër të Gjilanit manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, që i kushtohet nderimit të figurës poliedrike të heroit të kombit, Agim Ramadani.

Manifestimi ka filluar me një turnir në futboll të vogël me moton “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, ku kanë marrë pjesë 40 ekipe nga të gjitha trojet shqiptare, për të vazhduar me një turnir të shahut dhe për të kulmuar në mbrëmje me “Flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejes së Koshares”, ku edhe do të bëhet shpërndarja e kupave për fituesit e turnirit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit po mbahet ky manifestim, ka thënë se Agimi me pushkën, me penën dhe brushën e tij, u bë i pavdekshëm.


“Agimi me luftën, me kushtrimin, me pushkën, me penën dhe me brushën e tij, u bë i pavdekshëm. Secili prej neve e dëshiron një pavdekësi të tillë. Agim Ramdani, në të gjitha format ashtu siç edhe ne i shënojmë këto ditë, edhe me kulturë edhe me poezi edhe me pikturë dhe me fjalët e tij, e mbi të gjitha, me shembullin e tij, bëri që të nderohet Karadaku, Zhegra, Kosova, atdheu dhe shqiptarët kudo që jetojnë”, është shprehur Haziri.

Manifestimi, i cili po realizohet nga Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit”, do të vazhdoj me aktivitete për tri ditë me radhë, për të kulmuar me tubimin qendror në Zhegër, më 3 maj, në ora 16:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori