LAJMI I FUNDIT:

Në Zahaq të Pejës, nusja zbret me helikopter (Video)

Në Zahaq të Pejës, nusja zbret me helikopter (Video)

Një çift ka vendosur që ditën më të lumtur të tyre ta bëjnë edhe më madhështore duke përdorur helikopterin.

Është kjo nusja që posa ka zbritur në fshatin Zahaq të Pejës.

Kjo është video e dërguar nga një lexues i KosovaPress-it, i cili ka njoftuar se gjithçka ishte përgatitur si duhet.

Aty shihen dasmorët dhe nuk ndalet tupani. Për çështje sigurie aty janë edhe ekipet e zjarrfikësve.