Në raportimet zyrtare këtë vit inflacioni ka rënë, por jo edhe për kuletat e qytetarëve.
“Ky vit ka qenë mjaft i vështirë për të siguruar para për blerjen e produkteve elementare… Nuk pres asnjë ndryshim vitin tjetër”, thotë Mentor Berisha nga Prishtina.
Edhe për bashkëqytetarin e tij, Gafurr Kuqi, “gjithçka ka qenë më shtrenjtë – pemët, perimet, të gjitha”.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë për nëntorin dhe, sipas tyre, inflacioni në atë muaj ka qenë 2.9 për qind; në tetor ka qenë 3.3 për qind, në shtator 4.2 për qind…
Për krahasim, vitin 2022 Kosova e ka mbyllur me shkallë mesatare inflacioni gati 12 për qind.
Normës së rritjes së çmimeve – siç njihet inflacioni ndryshe – i ka dhënë shtytje pandemia e coronavirusit në vitin 2020/21, e pastaj edhe pushtimi rus i Ukrainës, më 2022.
Por, gjatë këtij viti, shumica e vendeve kanë raportuar rënie të inflacionit – kryesisht për shkak të stabilizimit të zinxhirit të furnizimeve.
Çka ndodh kur inflacioni bie?
Rënia e inflacionit nuk do të thotë edhe rënie e çmimeve, por do të thotë se çmimet rriten më ngadalë.
Vetëm herë pas here ato mund të bien pak në krahasim me muajin paraprak.
Gjatë këtij viti, REL-i ka raportuar disa herë për çmimet e larta në Kosovë dhe rritjen e vazhdueshme të tyre.
Në mars, çmimi i miellit ka rënë, por jo edhe i bukës. Sipas raportimit të atëhershëm, zbritja e çmimit të bukës nuk ka mundur të bëhet, për shkak të shtrenjtimit të rrymës dhe të fuqisë punëtore.
Në korrik, disa qytetarë që i ka anketuar REL-i, kanë thënë se e kanë të vështirë të bëjnë pushime, për shkak të shtrenjtimit të produkteve bazike dhe shërbimeve.
Ndërsa, në shtator, perimet për turshi kanë qenë “të paprekshme”.
“Vitin e kaluar, nëse i ke marrë specat me thes [3 kilogramë], kanë kushtuar prej 1.5 deri në 1.8 euro. Sivjet, 3 euro e gjysmë është thesi i njëjtë, me kilogramë të njëjtë. Domatet… vjet i kemi marrë me 60 deri në 70 centë për kilogram. Sivjet i ke 1.2 deri në 1.5 euro”, ka treguar atëkohë Amir Simnica, blerës në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.
Ekspertët thonë se konsumatorët nuk ndiejnë lehtësimtë menjëhershëm edhe kur norma e inflacionit ngadalësohet, sepse shumë prej çmimeve të ngritura mbeten ashtu. Derisa pagat nuk e arrijnë inflacionin, ai do të vazhdojë të rëndojë, sipas tyre.
Në Kosovë, paga mesatare është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro – e pandryshuar qysh nga viti 2011.
Blendi Hasaj, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP në Prishtinë, thotë se, në bazë të analizave që ka bërë, një familje që i ka shpenzuar 500 euro gjatë një muaji në vitin 2021, gjatë vitit 2022 është dashur ta rrisë këtë buxhet për rreth 60 euro. Ndërsa, gjatë vitit 2023, shuma që është shpenzuar në vitin 2021, është dashur të rritet për 80 euro “për t’u konsumuar sasia e njëjtë e produkteve sikurse në vitin 2021”.
Cilat janë parashikimet për 2024?
Parashikimet e Bankës Qendrore Evropiane janë se shkalla e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor do jetë 3 për qind në vitin 2024.
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, parashikon që Kosova ta përmbyllë vitin 2023 me normë mesatare inflacioni 5.4 për qind.
Në janar të këtij viti, derisa ka qenë në krye të BQK-së, Mehemti ka parashikuar rënie të inflacionit deri në 6 për qind në gjashtëmujorin e dytë të 2023-shit.
“Pritjet janë që në vitin e ardhshëm [2024] inflacioni vjetor, përafërsisht, të jetë rreth 3.6 për qind. Vetëm në vitin 2025 presim të kemi një inflacion prej 2 për qind”, thotë Mehmeti për REL-in.
Sipas tij, energjia elektrike është një ndër produktet që është shtrenjtuar më së shumti dhe efekti, pastaj, ka qenë zinxhiror.
“Ne te gjithë jemi familjarë dhe e dimë se çfarë kemi blerë me 100 euro para pandemisë… tani duhet shumë më shumë para për ta mbushur shportën e konsumit. Kemi inflacion më të lartë te produktet bazike”, thotë Mehmeti.
Duhet kujtuar se çmimet, vitin e kaluar, kanë marrë hov kryesisht nga çmimet globale të energjisë. Analiza të ndryshme thonë se ato do të bien – jo sa kanë qenë para pushtimit rus të Ukrainës – por se çdo rënie e çmimeve të energjisë do të marrë kohë për t’u vërejtur në ekonominë e gjerë.
Ekspertët, po ashtu, tërheqin vërejtjen se rënia e çmimeve nuk do të ishte domosdoshmërisht gjë e mirë, pasi do të sinjalizonte një ekonomi të dobët, me zvogëlim të produktivitetit.
Inflacioni negativ ose deflacioni ka të ngjarë të çojë, pastaj, në rritje të konsiderueshme të papunësisë dhe ulje të pagave.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në vend sillet në më pak se 12 për qind.
Të dhënat e publikuara nga ASK-ja në fund të shtatorit treguan se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në Kosovë u nda për blerjen e artikujve ushqimorë.
Sipas ASK-së, familjet kosovare shpenzuan rreth 300 për qind më shumë para për ushqim sesa për banim, vitin e kaluar. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/4b79b86e-487a-4d1e-bd86-f9c66d007a76-380x233.jpeg)
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
![25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ATK-380x233.jpg)
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
![Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/df0e509a-806d-4905-a66c-18207a9f9c67-380x233.jpeg)
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
![Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/4b79b86e-487a-4d1e-bd86-f9c66d007a76-780x439.jpeg)
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
![Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/c4be4bf8-024a-4282-bb50-f766965db726-e1737041634261-780x439.jpeg)
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
![American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/7427743a-e3dd-4246-ad77-5378fbf41550-780x439.jpeg)
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
![Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-117-780x439.jpg)
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
![Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/df0e509a-806d-4905-a66c-18207a9f9c67-780x439.jpeg)
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
![Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/shperlarja-parash.jpg)
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/driloni-780x439.png)
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
![Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737144508-protest-dron-rts-170125-foto-nova-rs-4-750x562-1-e1737150477855-780x439.jpg)
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
![Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/messi-3-780x439.png)
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
![Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/zjarri-1-780x439.jpg)
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
![Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/granata-dore-780x439.jpg)
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake