Dillian Whyte fitoi ndaj Lucas Brownes të shtunën mbrëma, duke prishur kështu rekordin e këtij të fundit prej 25 fitoreve në po aq ndeshje.

Kjo nuk ishte befasi për Anthony Joshuan, i cili pas meçit i tregoi gjithë tifozëve se kishte fituar një bast.


Dillian Whyte Lucas Browne (Foto: Getty Images)

Ai në ‘Sky Bet’ kishte futur 25 funte ne fitoren e Whyte dhe në fund kishte fituar 650 funte (744 euro).

Gjithë këtë e ka publikuar në Instagram Story me përshkrimin: “Fitim i shpejtë. E njoh boksin tim”.

E gjitha kjo normalisht që u bë temë në media, por edhe në rrjete sociale nga tifozët të cilit ishin të habitur me faktin se si një milioner si Joshua fut bast prej 25 funtesh (28 euro e 60 cent).

Vlen të theksohet se Dillian Whyte në karrierën e tij ka vetëm një humbje, atë ndaj Joshuan në dhjetorin e 2015.

Anthony Joshua 12 dhjetor 2015: Joshua duke ecur plot mburrje pasi kishte nokautuar Whyten në rundin e shtatë (Foto: Getty Images)

Joshua do të ndeshjet me Joseph Parker më 31 mars, ndërsa Whyte i ka kërkuar përballje kampionit të WBC-së, Deontay Wilder .

Ky i fundit javë më parë mbrojti titullin ndaj Luis Ortiz. /Telegrafi/

4A8B408A00000578 5541769 Joshua shared his winning betting slip on Instagram writing Quic a 26 1521982637689

telegrafi sport app