LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 1904, Hasan Prishtina përdorte mbiemrin Tahsini

Në vitin 1904, Hasan Prishtina përdorte mbiemrin Tahsini
Hasan Prishtina

Fahri Buçinca dje publikoi librin “Hasan Prishtina – ndriçim i jetës dhe veprës”

Për këtë libër, autori tregon se ka hulumtuar 37 dokumente, duke mbledh fakte nga jeta e veprimtarit të madh kombëtar, Hasan Prishinës, për të cilin Buçinca është interesuar qysh gjatë kohës së studimeve.


Shumë historianë kanë teoritë e tyre se cilin mbiemër e ka përdorur veprimtari me origjinë nga Vushtrria, pasi nëpër dorëshkrime mund të gjinden mbiemrat Hasan Vuçiterrni, Hasan Polaci e Hasan Berisha – përveç mbiemrit Prishtina me të cilin të gjithë ne e njohim.

Megjithatë, Buçinca ka gjetur edhe një mbiemër që nuk ka qenë i ditur. Ai bën të ditur se nga dorëshkrimet e vitit 1904 që ai ka hulumtuar, gjatë kohës që ka jetuar në Turqi, Hasani ka përdorur mbiemrin Tahsini, duke e ndërruar më pas në Prishtina kur është zgjedhur si delegati i Prishtinës në Parlamentin otoman. /21Media/