Në bazë të një hulumtimi të kryer, del se serbët ende kanë mundësi t’i regjistrojnë makinat me targa ilegale në pjesën veriore të Kosovës, ani pse në Bruksel palët u morën vesh që Kosova të mos shqiptojë gjoba, ndërsa Serbia të mos lëshojë targa ilegale.
Ndryshe duket të jetë situata në Rashkë. Atje thonë se nuk mund të ri-regjistrohen makinat me targa “KM” ngase kanë urdhër që të mos lëshojnë të tilla.
Edhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, po e akuzon Serbinë se ka shkelur darkordimin e arritur në nëntor në Bruksel.
Ndërsa, BE ka thënë edhe sot se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme.
RTK ka kontaktuar me telefon me një qendër të kontrollimit teknik në Mitrovicën e Veriut.
AJO: Urdhëroni…
RTK: Mirëdita, më ka skaduar regjistrimi i veturës, a mund ta vazhdoj?
AJO: Po, me rregullore të re.
RTK: A mundem në targa KM?
AJO: PO, PO!
RTK: Çka më duhet prej dokumenteve?
AJO: Polica e vjetër, letërnjoftimi dhe vetura.
RTK: A mund ta regjistroj në Mitrovicë?
AJO: PO, PO.
RTK: Faleminderit.
Ky ishte një komunikim i RTK-së me një punëtore të një qendre të kontrollimit teknik në veri të Mitrovicës.
Nga komunikimi, ajo çka kuptohet është se qytetarët që kanë makina me targa ilegale serbe KM dhe të tjera, mund t’i riregjistrojnë ato akoma në veri.
Krejt çka duhet nga dokumentet është polica e vjetër e sigurimit, letërnjoftimi dhe vetura.
Megjithatë, situatë ndryshe paraqitet në qytetin e Rashkës.
Një zyrtar në një qendër të kontrollimit teknik, thotë se nuk mund të bëhet regjistrimi i veturave me targa ilegale KM dhe me iniciale të qyteteve të tjera në Kosovë, që janë përdorur nga serbët që nga paslufta.
RTK: Jetoj në Mitrovicën e Veriut, a mund ta regjistroj veturën në tabela KM?
AI: Në tabela KM jo.
RTK: Pse?
AI: Duhet ta ndërrosh komunën.
RTK: Unë jetoj në Mitrovicë, çka të bëj tani?
AI: Na ka ardhur urdhër që mos t`i lëshojmë.
RTK: Ku mund të shkoj për ta regjistruar?
AI: Krejt varet ku e ndërron komunën, nëse e keni ndërruar në Rashkë, mundeni në Rashkë.
Por, ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, ka thënë se Serbia ka shkelur dakordimin për targat.
Sipas tij, Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Kufirit, ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale “KM”, të riregjistruara në dhjetorin që e lamë pas.
“Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim. Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës dhe prapë nuk do të lejohen të hyjnë apo veprojnë brenda territorit të Kosovës”, thotë Sveçla.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia qё të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjen dhe zgjidhjet pёrkatёse qё datojnë nga 23 nëntori i vitit të kaluar.
Secila çështje rreth interpretimit tё asaj qё u dakordua mё 23 nëntor, sipas Stanos, duhet të diskutohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe jo me veprime të pakoordinuara në terren, të cilat mund ta destabilizojnë më tej situatën, e cila edhe ashtu ёshtё e brishtë.
Në Rashkë thonë se nuk mund ta bëjnë ri-regjistrimin me targa KM.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës