Një vezë kushton 200,000 herë më shtrenjtë se një litër benzinë në Venezuelë, teksa ekonomia shtetërore është dërmuar nga hiperinflacioni.

Qeveria ka premtuar të rritë koston e karburantit të subvencionuar nga shteti, për të trajtuar çmimet absurde, sipas të cilave 3.5 milionë litra benzinë mund të shiten për vetëm një dollar amerikan, transmeton Telegrafi.


Cmime foto 2 Momenti para se mbi presidentin Maduro, të eksplodoi droni

Ekonomia venezuelase është përkeqësuar gjatë fundjavës, kur një dron ka eksploduar sipër presidentit Nicolas Madura, gjë të cilën ai e quan përpjekje për ta ekzekutuar.

Një litër i benzinës me 91-oktanë, kushton një bolivar, teksa gazi me gjashtë oktanë kushton gjashtë. Në anën tjetër, si pjesë e inflacionit të tmerrshëm, një vezë kushton 200,000 bolivarë.

Aktualisht në tregun e zi, një dollar është duke u tregtuar me 3.5 milionë bolivarë. Ekspertët thonë se çmimi me pakicë i benzinës, mbulon vetëm dy deri në katër për qind të kostos së prodhimit.

Zyrtarët shtetërore, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për çmimet me divergjencë enorme, që janë të papërballueshme për popullatën e varfër. /Telegrafi/