LAJMI I FUNDIT:

Në vendlindjen e Sterjo Spasses

Në vendlindjen e Sterjo Spasses

Fshati i pasur nga veprimtaria letrare e Sterjo Spasses, do të ketë tashmë edhe një shtëpi muze në nder të veprimtarisë së këtij shkrimtari.

Spasse lindi në Gollomboç, një nga fshatrat maqedonisht-folës në bashkinë e Pustecit.


Shkolla ku ai ka marrë mësimet e para, do të jetë së shpejti një shtëpi muze nga ku vizitorët do të shohin më shumë rreth jetës dhe veprës së tij.

Drejtori i marrëdhënieve me publikun pranë bashkisë Pustec, Eftim Mitrevski, shpjegon se si do të shndërrohet shkolla: “Shkollës do i bëhet një rikonstruksion total ku do të mbetën vetëm muret, do rinovohet çatia komplet, do të bëhet brenda një dhomë speciale ku ka qenë klasa e Sterjo Spases”.

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore, Gjergji Koki, pohon se ky projekt do të jetë gati për dyvitet e ardhshme duke e kthyer në një ndër pikat turistike këtë fshat. Ai shton se vlera e këtij projekti do të jetë rreth 200 mijë euro.

“Do të kemi një banesë ku do të jetë një vend pelegrinazhi, në nderim të kujtesës historike po edhe të vendit ku është rritur Spasse si një ndër njerëzit më të shquar që ka pasur zona e Pustecit”, tha ai. /Report TV/