LAJMI I FUNDIT:

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, deri në një orë pritje për hyrje në Maqedoni

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, deri në një orë pritje për hyrje në Maqedoni

Nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë, në zonat dhe banuara dhe të pabanuara, është rritur dukshëm fluksi i trafikur dhe lëvizjes.

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë mëngjesin e sotëm për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë rreth 30 deri në 40 minuta, njofton Sindikata e Automjeteve të Maqedonisë.


Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka më ndalime nga pala maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi.

Autoritetet bëjnë thirrje që shoferët të respektojnë shenjat e komunikacionit si dhe të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.