Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së 24 orë në kufi me Serbinë
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të vogla bore.
Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
"Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































